Ballina Aktualitet Tiranë, Taulant Muka këshillon studentët në protestë: Shtoni edhe një kërkesë në...

Tiranë, Taulant Muka këshillon studentët në protestë: Shtoni edhe një kërkesë në listën tuaj

Studiuesi Taulant Muka vijon të shprehë mbështetjen e tij ndaj protestës së studentëve, sot më të bashkuar në numër në krahasim me një ditë më parë. Ata protestojnë sërish para Ministrisë së Arsimit dhe kërkojnë përmbushjen e kërkesave të tyre, kryesisht për përmirësimin e kushteve në konvikte dhe uljen e tarifave.

Në një mesazh në rrjetet sociale, Muka këshillon të rinjtë që nga sot të shtojnë një tjetër kërkesë në listën e tyre.

“Të gjithë politikanët dhe rektorët/dekanët të bëjnë publike diplomat e tyre, doktoraturat e tyre për të parë nivelin e tyre arsimor”, – shkruan Muka, ndërsa i këshillon po ashtu që të largojnë çdo politikan që u afrohet në protestë.