Ballina Aktualitet Tiranë, Taulant Muka denoncon: Monika Kryemadhi doktoraturë me plagjiaturë

Tiranë, Taulant Muka denoncon: Monika Kryemadhi doktoraturë me plagjiaturë

Taulant Muka ka denoncuar në faqen e tij në Facebook se kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka kopjuar doktoraturën. Ish-zv/ ministri i Arsimit nxjerr edhe provat që sipas tij vërtetojnë skandalin e kopjimit të tezës së doktoraturës.

Muka shprehet se Kryemadhi e ka mbrojtur tezën në vitin 2015 pranë Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Tiranës me temë “Analiza e sistemit të sigurimeve shoqërore në këndvështrimin ekonomik dhe Juridik”.

Por, ai thekson se pas kërkimeve në internet, rezulton se teza e Monika Kyremadhit është bërë duke kopjuar pothuajse tërësisht dy kapituj nga libri “European Welfare States: Comparative Perspectives” me autor Mel Cousins, shtëpia botuese SAGE Publications, viti i publikimit 2005.

Pak kohë më parë Muka denoncoi për plagjiaturë ish-zv/ ministrin e Arsimit Ervin Demo, të cilin Rama e shkarkoi, duke emëruar pikërisht studiuesin në vendin e tij, por ky i fundit qëndroi vetëm dy javë duke u larguar, ndërsa sot denoncoi për plagjiaturë Kryemadhin.