Ballina Aktualitet Tiranë, tani reagon edhe kryeministri Rama: Kërkesa e Pendarovskit, e çuditshme dhe...

Tiranë, tani reagon edhe kryeministri Rama: Kërkesa e Pendarovskit, e çuditshme dhe e padrejtë

Pas deklaratave të bëra nga presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Penderovksi, i cili ka kërkuar që vendi i tij të ndahet nga Shqipëria gjatë vendimmarrjes për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, duke e konsideruar një gjë të tillë të padrejtë dhe aspak praktike.

Kryeministri Rama, në një postim të tijin në Twitter, thekson se kërkesa e presidentit të vendit fqinj është e çuditshme, ndërsa kujton kontributin kyç të Shqipërisë dhe qytetarëve të saj në zhvillimet demokratike të vendit fqinj.

“Presidenti Pendarovski nënkupton favorizimin e ndarjes nga Shqipëria në vendimin për negociatat? Çudi kjo qasje, sidomos kur konsideron kontributin kyç të Shqipërisë dhe shqiptarëve në zhvillimet demokratike dhe rrugën europiane të shtetit mik. S’duket as e drejtë as praktike faktikisht,” – shkruan kryeministri Rama në Twitter.

I pari që reagoi për këtë qëndrim të presidentit të Maqedonisë së Veriut ishte ish-ministri i jashtëm Ditmir Bushati.