Ballina Aktualitet Tiranë, ish-ministri Tahiri në Gjykatën e Krimeve të Rënda kundër zgjatjes së...

Tiranë, ish-ministri Tahiri në Gjykatën e Krimeve të Rënda kundër zgjatjes së hetimeve

Ish-ministri i brendshëm Saimir Tahiri është paraqitur këtë të mërkurë në Gjykatën për Krimet e Rënda, për shqyrtimin e ankimimit të tij kundër zgjatjes së pajustifikueshme, sipas tij, të afatit të hetimeve, me kërkesë e Prokurorisë për Krimet e Rënda.

Seanca po zhvillohet aktualisht me dyer të mbyllura, për shkak të sekretit hetimor siç raportohet nga organi i akuzës, ndërkohë që Tahiri mësohet të jetë shprehur se tashmë nuk ka më sekret hetimor, pasi Prokuroria ka “trafikuar” lajme të pafundme mbi rastin e tij.

Tahiri ankimoi zgjatjen e hetimeve ndaj tij edhe me tre muaj të tjerë, ndërkohë që në gjykatë u paraqit i shoqëruar nga avokati mbrojtës Maks Haxhia.