Ballina Aktualitet Tiranë, studimi i INSTAT: Rritet kriminaliteti, në janar-prill u shënuan 30 të...

Tiranë, studimi i INSTAT: Rritet kriminaliteti, në janar-prill u shënuan 30 të vrarë

Situata kriminale në vend është përkeqësuar gjatë katër muajve të parë të vitit 2019, duke regjistruar 30 persona të vrarë. Numri i lartë i viktimave gjatë kësaj periudhe është i lartë nga vrasjet në familje dhe atentatet mafioze. Rritja e kriminalitetit konfirmohet nga Instituti i Statistikave, ku, sipas raportit të publikuar së fundmi, kemi rritje të kriminalitetit.

Në këtë mënyrë, katër muajt e parë të këtij viti janë mbyllur me bilanc të përkeqësuar sa i përket numrit të vrasjeve në vend. Gjatë katër muajve të parë, numri i viktimave nga krimet kundër personit është 30, një shifër kjo që flet përkeqësim krahasuar me një vit më parë.

Vrasjet mafioze kanë tronditur vendin nga veriu në jug, ku mund të përmenden vrasja e vëllezërve Bilali në Shkodër, ekzekutimin e avokatit në Elbasan, ajo e Jurgen Kurtit në Tiranë, atentatin me dy të vdekur në Vlorë, por dhe krimi më i fundit në Laç që përfundoi me ekzekutimin e dy të rinjve.