Ballina Aktualitet Tiranë, studentja thirrje kryeministrit: Ishit e ardhmja, na zhgënjyet

Tiranë, studentja thirrje kryeministrit: Ishit e ardhmja, na zhgënjyet

Prej më shumë se 5 orësh, studentët vijojnë protestën para Ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrisë, duke kërkuar me vendosmëri plotësimin e 8 kërkesave të tyre.

Me thirrjet “Rezistenca nuk ndalet”, studentët protestojne me fletë te bardha, libra, vuvuzela, dhe bilbila duke i bërë thirrje Ambasadave të SHBA dhe BE të mbështesin protestën.

Ajo që tërhoqi më së shumti vëmendjen nga të gjitha thirrjet ishte fjalimi i drejtëpërdrejtë dhe i revoltuar i njërës prej studentëve.

“Mos na detyro të urrejmë vendin tonë. Çfarë po bën me Shqipërinë. Çfarë po i jep ti sistemit arsimor?

A e dini pse nuk kanë bërë negociata studentët?  Jo për të tretuar se nuk dinë të dialogojnë por për të treguar se protesta është e pastër dhe unike. Ju ishit e ardhmja, sa shpresa patëm dhe sa u zhgënjyem. Përse nuk japin dorëheqjen ministrat tjuaj me tendera korruptivë 30 milionë euro,” – bëri thirrje ndaj kryministrit studentja.