Ballina Aktualitet Tiranë, studentët zbulojnë ”skenarin”: Nesër do të protestojmë para Parlamentit

Tiranë, studentët zbulojnë ”skenarin”: Nesër do të protestojmë para Parlamentit

Ditën e nesërme, protesta do të zhvendoset para Parlamentit. Studentët bëjnë me dije se protesta e tyre do të bashkojë nesër të dyja grupet, atë që po proteston para Ministrisë së Arsimit dhe atë që po proteston tek Kryeministria. Studentët thonë se nuk do të tërhiqen deri në realizimin e të 8 kërkesave të tyre.

“Nesër të gjithë studentët do të protestojnë para parlamentit, ne nuk do të lejojmë që kazani ashtu si preferon ta thotë dikush, të diskutojë fjalë pa vlerë në atë parlament, ne jemi përfaqësuesit më dinjitozë, do të protestojë bashkë, vatra do të jetë nesër një, nesër në të njëjtin vend, jemi në një kauzë, jemi një, vetëm studentë, ne që ëndërrojmë Shqipërinë Evropiane” – kanë thënë studentët.