Ballina Aktualitet Tiranë, studentët vazhdojnë edhe sot protestën

Tiranë, studentët vazhdojnë edhe sot protestën

Studentët parashikojnë përsëri sot një protestë masive. Nën sloganin ‘Dhjetori i dytë’ student do mblidhen përsëri sot për të kërkuar që të gjitha kërkesat e tyre të pranohen.
Ato do mblidhen tek Sheshi Nënë tereza dhe pastaj do marshojnë përsëri drejt Ministrisë së Arsimit. Ato u kanë bërë thirrje edhe maturantëve dhe gjimnazistëve tu bashkohen protestës së tyre sepse do jenë ato që do i vuajnë këto tarifa.

Gjithashtu ftesa ka shkuar edhe për prindërit ku kërkohet edhe mbështëtja e tyre në protestë në mënyrë që qeveria të hiqet. Kërkesat vazhdojnë dhe janë po të njëjta: Arsim Publik falas, mundësi të drejtpërdrejta në zgjedhjen e administruesve si dhe riparimi i konvikteve.

Rama bëri përpjëkjë për të ndalur protestën por kjo nuk po ndodh. Protesta sa vjen edhe masivizohet. Studentët dje i dhanë një përgjigjë shumë të qartë kryeministrit, s’ka negociata. Në qoftë se ai do që ti takojë duhet të shkojë në shesh tek ata. Po këtë i kanë thënë edhe ministres Nikolla por që asnjë nuk ka pranuar. Studentët nuk do kalojnë nga kryeministria sot, por nga rruga e bllokut. Pritet që protesta të përshkallëzohet.