Ballina Aktualitet Tiranë, studentët sfidojnë të ftohtin, ndezin zjarr para Kryeministrisë

Tiranë, studentët sfidojnë të ftohtin, ndezin zjarr para Kryeministrisë

Studentët nuk dorëzohen në kauzën e tyre, ndërkohë që për t’i rezistuar sadopak të ftohtit dhe temperaturave të ulëta që kanë prekur vendin, kanë ndezur zjarr para Kryeministrisë dhe janë mbledhur rreth tij.

Studentët kanë planifikuar që nesër në orën 10:00 do të bashkohen para Kuvendit, ndërsa edhe sot banorët e Tiranës janë sensibilizuar me studentët që protestojnë duke i shpërndarë batanije dhe ushqime.

“Nuk pranojmë përfaqësues, të gjithë këtu i kemi individualisht dhe përfaqësues të asgjëje, përveç vetes sonë”, – tha njëra nga studentet.