Ballina Aktualitet Tiranë, studentët sfidojnë të ftohtin, kalojnë natën me batanije poshtë Kryeministrisë

Tiranë, studentët sfidojnë të ftohtin, kalojnë natën me batanije poshtë Kryeministrisë

Për të dytën ditë radhazi një pjesë studentësh e kanë kaluar natën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përballë Kryeministrisë dhe disa të tjerë te Ministria e Arsimit, në vijim të protestave të tyre për plotësimin e 8 pikave.

Duke sfiduar temperaturat e ulëta, të cilat shkojnë nën zero gjatë natës, një grup studentësh ka apeluar për ndihmë teksa qëndronin të ulur këmbëkryq poshtë zyrës së Ramës e të mbledhur me batanije, duke kërkuar që dikush t’u çojë dru, për të ndezur zjarr.

Ndërsa kuazës së studentëve, i’u janë bashkuar edhe qytetarë, të cilët kanë ndihmuar me ushqime dhe veshje të rinjtë.