Ballina Aktualitet Tiranë, studentët sërish në protestë para Ministrisë së Arsimit

Tiranë, studentët sërish në protestë para Ministrisë së Arsimit

Pavarësisht se është fundjavë studentët kanë vendosur të protestojnë sërish sot para Ministrisë së Arsimit, Sporteve dhe Rinisë.

Në ditën e gjashtë të protestës, studentët kanë deklaruar se nuk do të ketë tërheqje deri në plotësimin e kërkesave të tyre dhe se nuk ka asnjë lidhje me politikën.

Studentët do të grumbullohen në fakultetet përkatëse, ndërsa në orën 09:30 do nisin marshimin në drejtim të Ministrisë së Arsimit për të mbërritur në orën 10:00.

Ata janë shprehur se nuk pranojnë asnjë negociatë pa u plotësuar të gjitha kërkesat e tyre.

“Protesta do vazhdojë, s’do ketë tërheqje. Do vazhdojmë deri në grevë urie,” – tha një student dje në protestë.