Ballina Aktualitet Tiranë, studentët protestojnë para Kuvendit, u bashkohen edhe qytetarët

Tiranë, studentët protestojnë para Kuvendit, u bashkohen edhe qytetarët

Studentët e kanë zhvendosur protestën e tyre në ditën e 16-të të saj para Kuvendit, aty ku po zhvillohet seanca plenare për ditën e sotme. Studentët kanë nisur protestën para Parlamentit duke këmbëngulur që qeveria të plotësojë 8 kërkesat e tyre.

Duket se ka edhe prezencë të shtuar të policisë përgjatë perimetrit rrethues të parlamentit. Protestës së studentëve i janë bashkuar edhe qytetarë të ndryshëm. Aktualisht protesta është e qetë.