Ballina Aktualitet Tiranë, studentët protestë tek Kuvendi: Pakti për Universitetin manovër

Tiranë, studentët protestë tek Kuvendi: Pakti për Universitetin manovër

Studentët e kanë zhvendosur protestën e tyre në ditën e 16 të saj para Kuvendit, aty ku po zhvillohet seanca plenare për ditën e sotme. Studentët këmbëngulin që qeveria të plotësojë 8 kërkesat e tyre.

Gjithashtu studentët kanë vendosur një foni afër Kuvendit dhe kanë marrë fjalët të gjithë me radhë për të folur. Protestës priten t’i bashkohen edhe studentë të tjere të ardhur nga rrethet.

Studentët shprehen se do të vazhdojnë protestat edhe në janar nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre, ndërsa e kanë konsideruar si manovër për të shuar protestën e tyre paktin për Universitetin të propozuar nga qeveria.

Një tjetër student ka komentuar tentativën e deputetit Endri Hasa në Kuvend, i cili ka tentuar të qëllojë me vezë në emër të studentëve kryeministrin Edi Rama në foltoren e Kuvendit.

Protestës së studentëve i janë bashkuar edhe qytetarë të ndryshëm.