Ballina Aktualitet Tiranë, studentët përzënë ministren Nikolla, por nuk hedhin vezë

Tiranë, studentët përzënë ministren Nikolla, por nuk hedhin vezë

Ministrja e Arsimit ka dalë në protestën e studentëve por është pritur me ovacione dhe ulërima pakënaqësie, çka ka bërë që ajo të kthehet sërish brenda Ministrisë.
Studentët krijuan kordon për të mos lejuar një grup që po hidhte vezë e letra higjienike ndaj Nikollës. “Duam protestë të qetë, të na plotësohen kërkesat tona”, – deklaruan studentët.

Ata thanë se ne duhet të jemi të bashkuar dhe se po përpiqen t’i përçajnë. “Ne jemi të bashkuar. Ne duhet të jemi solidaritet. Të ruajmë qetësinë. Ne nuk tërhiqemi, larg politikës. Po rezistojmë nga përpjekjet për të na përçarë.
Qindra e mijëra studentë vazhdojnë edhe sot lëvizjen dhe protestën e tyre. Ata kanë deklaruar se nuk do të ketë tërheqje deri në plotësimin e kërkesave të tyre dhe se nuk ka asnjë lidhje me politikën.
“Protesta do vazhdojë, s’do ketë tërheqje. Do vazhdojmë deri në grevë urie”, – tha një student në protestë.