Ballina Aktualitet Tiranë, studentët paralajmërojnë tryeza diskutimi: Por kryeministri Rama nuk është i ftuar

Tiranë, studentët paralajmërojnë tryeza diskutimi: Por kryeministri Rama nuk është i ftuar

Sot protesta studentore hyn në ditën e 15 të saj. Si çdo ditë studentët kanë planifikuar një ditë më parë se çfarë do të bëjnë për t’i qëndruar stoik vendimit të tyre për plotësimin e 8 kërkesave nga ana e qeverisë.

Studentët kanë lajmëruar se do të mblidhen në tryeza diskutimi, për të vendosur për ecurinë e aksionit të tyre. Njoftimet janë bërë në rrjetet sociale duke vendosur hashtagun “Rama nuk je i mirëpritur”.