Ballina Aktualitet Tiranë, studentët nuk ndalen, edhe sot protestë

Tiranë, studentët nuk ndalen, edhe sot protestë

Studentët do të protestojnë sërish sot për plotësimin e 8 kërkesave të tyre.
Ata kanë njoftuar se do të mblidhen në 8.30 pranë fakulteteve të tyre dhe më pas do të marshojnë drejt Kryeministrisë.

Kryefjala e studentëve është plotësimi i 8 pikave nga kryeministri Edi Rama, por jo me dialog, ndërkohë që ky i fundit ka nisur mbrëmjen e djeshme një seri takimesh me pedagogë dhe studentë.

Ata bëjnë thirrje që ashtu si ditët e tjera të gjithë studentët të bojkotojnë mësimin, ndërsa bëjnë thirrje që edhe universitetet e rretheve t’i bashkohen protestës së tyre në Tiranë.