Ballina Aktualitet Tiranë, studentët nuk ndalen, bojkot mësimit nëpër fakultete

Tiranë, studentët nuk ndalen, bojkot mësimit nëpër fakultete

Mesa duket studentët nuk dinë të ndalen pasi edhe sot ata kanë paralajmëruar protestë dhe bojkot të mësimit nëpër fakultete. Studentët kanë lajmëruar që të mblidhen në orën 10:00 tek korpusi universitar.

”Për t’i vënë të gjithë fajtorët me shpatulla pas murit (rekrorët) dhe për t’u treguar që jemi të gjithë bashkë, studentë pa ngjyrime politike”, –  shkruhet në njoftimin e studentëve.

Sot është dita e 15 e protestës së tyre dhe studentët shprehen të vendosur për t’a çuar deri në fund kauzën e tyre.

Njoftimi:

Aty ku nisi historia e arsimit Shqiptar.
Aty për të vënë me shpatulla pas murit të gjithë bashkëfajtorët e këtij sistemi Arsimor!
Korpusi është godina e parë universitare e ngritur, pra përfaqeson UT nga e cila dolën të gjithë universitetet e tjera.
Aty duhet te jemi të gjithë më të bashkuar se kurrë për të çuar zërin tonë në veshin e të gjithë fajtorëve!