Ballina Aktualitet Tiranë, studentët në ditën e katërt të protestës

Tiranë, studentët në ditën e katërt të protestës

Mëngjesi i kësaj të premte ka gjetur në protestë qindra prej studentëve të universiteteve publike të Tiranës, të cilët kanë nisur kështu ditën e katërt radhazi të protestës së tyre masive kundër tarifave të shkollimit dhe kushteve në shkollë dhe njësitë akomoduese.

Studentët e Universitetit të Ekonomisë, Filologjisë, Mjekësisë, Inxhinierisë së Ndërtimit, atij Bujqësor, fakulteteve të Drejtësisë dhe Shkencave Sociale dhe ato të Natyrës janë nisur drejt Ministrisë së Arsimit, aty ku pritet që të mblidhen sërish të gjithë për të protestuar.

Studentët kanë përshkuar në këmbë rrugën nga universitet e tyre deri tek Ministria e Arsimit, me parulla e pankarta si “prindërit janë në borxhe për tarifat tona”, “kur padrejtësia behet ligj, rezistenca bëhet detyre” etj.

Sipas organizatorëve, edhe gjatë ditës së sotme pritet që protesta të jetë e qetë dhe pa akte dhune.