Ballina Aktualitet Tiranë, studentët në ditën e fundit të protestës, rikthehen në janar

Tiranë, studentët në ditën e fundit të protestës, rikthehen në janar

Sot do të jetë dita e fundit e protestës së studentëve për këtë vit, pasi ata do të rikthehen sërish në janar.

Studentët e Akademisë së Arteve dhe disa studentë të tjerë kanë vendosur që të protestojnë para parlamentit, aty ku edhe sot do të mbahet një seancë.

Protestat e studentëve do të vazhdojnë sërish vitin tjetër, pasi universitetet sot mbyllin dyert për shkak të pushimeve për festat e fundvitit.

Prej më shumë se dy javë, studentët protestojnë pasi kërkojnë plotësimin e 8 kërkesave.