Ballina Aktualitet Tiranë, studentët mesazh të qartë Bashës e Kryemadhit

Tiranë, studentët mesazh të qartë Bashës e Kryemadhit

Protesta e studentëve ka hyrë sot në ditë 14.

Ashtu siç ishte paralajmëruar edhe më herët, fillimisht ata të grumbullohen përpara fakulteteve dhe më pas do të marshojnë drejt Kryeministrisë për të përsëritur në kor kërkesat e tyre ende të paplotësuara nga kryeministri Edi Rama.

Ata bëjnë thirrje që ashtu si ditët e tjera, të gjithë studentët të bojkotojnë mësimin, por kanë edhe një mesazh për Bashën e Kryemadhin: “Mos guxoni të afroheni në protestë” .

Studentët vazhdojnë t’i thonë “Jo” dialogut me kreun e qeverisë, duke thënë se 8 kërkesat e tyre janë të panegociueshme.