Ballina Aktualitet Tiranë, studentët kërkojnë që politika të qëndrojë larg protestës

Tiranë, studentët kërkojnë që politika të qëndrojë larg protestës

Dita e gjashtë e protestës studentore ka ngritur më këmbë të gjithë të rinjtë e të rejat në Tiranë dhe në rrethe, me një listë kërkesash e pakënaqësish të krijuara nga reforma në arsimin e lartë.

Të revoltuar e me guxim, me nisjen nga Korpusi, ata kanë vazhduar marshimin drejt Ministrisë së Arsimit ku ashtu si ditët e tjera do të protestojnë për të drejtat e tyre.

Studentët kanë deklaruar vazhdimisht se nuk do të marrin pjesë në dialogun e  thirrur nga kryeministri Rama, pa plotësuar kërkesat e tyre të parashtruara përmes 8 pikave, e ndërkohë këmbëngulin që politika të lihet jashtë protestës.

Pavarësisht kërkesave e thirrjeve të kryeministrit ata vazhdojnë të protestojnë duke mos u ndalur në qëllimin e tyre.