Ballina Aktualitet Tiranë, studentët kalojnë natën poshtë kryeministrisë, sfidojnë të ftohtin

Tiranë, studentët kalojnë natën poshtë kryeministrisë, sfidojnë të ftohtin

Për të dytën ditë radhazi një pjesë studentësh kanë kaluar natën jashtë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe një pjesë tjetër para Kryeministrisë ndërsa disa të tjerë tek Ministria e Arsimit.

Duke sfiduar temperaturat të cilat gjatë natës shkojnë nën zero gradë të rinjtë kanë sfiduar të ftohtin duke qëndruar gjatë gjithë natës të ulur në sheshe.

Kujtojmë se sot është dita e nëntë e protestës ndërkohë që kauzës së studentëve iu janë bashkuar edhe qytetarë të cilët i kanë ndihmuar të rinjtë me ushqime dhe veshje.