Ballina Aktualitet Tiranë, studentët bllokojnë rrugët, kryeministri Rama: Çfarë borxhi ju kanë qytetarët?

Tiranë, studentët bllokojnë rrugët, kryeministri Rama: Çfarë borxhi ju kanë qytetarët?

Grupe studentësh kanë bllokuar disa akse kryesore të Tiranës dhe menjëherë ka ardhur reagimi i kryeministrit Edi Rama në Twitter.

“A mund t’ju pyes juve që ju mësojnë Doktorresha dhe Artisti të bllokoni rrugët e qytetit e dyert e fakulteteve, ndërkohë që mbani bllokuar rrugën e Dialogut, duke i’u hedhur në fyt me sharje e akuza atyre që duan dialog: Po çfarë borxhi ju kanë juve qytetarët e studentët e tjerë”, – shkruan Rama në rrjetin social.