Ballina Aktualitet Tiranë, studentët bllokojnë rrugën tek Zogu i Zi

Tiranë, studentët bllokojnë rrugën tek Zogu i Zi

Rezistenca e studentëve për plotësimin e 8 kërkesave për një arsim cilësor dhe kushte më të mira sot është në ditën e 13-të të saj.

Studentët e nisën në mëngjes duke u grumbulluar pranë fakulteteve të tyre për të marshuar më pas nëpër rrugët kryesore të Tiranës, duke shkaktuar për disa minuta dhe bllokimin e qarkullimit.

Protestës së tyre iu bashkuan dhe qytetarë të thjeshtë apo studentë nga rrethet. Gjatë kohës që qëndruan para Kryeministrisë pati dhe dy momente kur u hodhën tymuese para derës së Kryeministrisë si dhe një moment kur pati dhe tension mes studentëve dhe forcave të policisë të cilët ndryshe nga ditët e tjera ishin më të shumtë dhe qëndronin në gatishmëri.

Më pas rreth orës 15:00 një grup studentësh u zhvendosën drejt Zogut të Zi për të bllokuar qarkullimin, ndërsa një grup i vogël vijoi të qëndrojë para Kryeministrisë.