Ballina Aktualitet Tiranë, sot në parlament sërish për votim, “statusi i gjyqtarëve dhe i...

Tiranë, sot në parlament sërish për votim, “statusi i gjyqtarëve dhe i prokurorëve”

Parlamenti do të mblidhet ditën e sotme në një seancë plenare për të shqyrtuar një seri projektligjesh.

Ndër to bien në sy dy projektligje të mbartura nga legjislatura e kaluar, të debatuar dhe të kundërshtuar nga opozita si “Projektligji për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve” ose ndryshe për Shkollën e Magjistraturës si dhe projektligji për ndryshim për në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipëris. Të dy këto ligje kërkojnë votim me shumicë 3/5 të deputetëve.