Ballina Aktualitet Tiranë, sot në ora 20:00, opozita zhvillon protestën mbarëkombëtare të radhës

Tiranë, sot në ora 20:00, opozita zhvillon protestën mbarëkombëtare të radhës

Forcat e bashkuara politike të opozitës do të zhvillojnë sot, në ora 20:00 në kryeqytet, protestën mbarëkombëtare të radhës. Kreu i demokratëve Lulzim Basha ka paralajmëruar një tubim paqësor proteste.

Mbrëmë, përmes studiove televizive, Basha përcolli mesazhin se regjimi i Ramës ka mbaruar dhe se protesta “nuk do të ketë asnjë episod dhune.” Basha apeloi shqiptarët të dalin nē protestē sëbashku me familjet e tyre.

Ndërkohë, përfaqësitë e huaja diplomatike kanë bërë thirrje për shmangien e akteve të dhunës. Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë i ka bërë apel gjithë qytetarëve dhe të gjitha institucioneve kudo në Shqipëri që të mbështesin parimet e sundimit të ligjit, të refuzojnë dhunën në të gjitha format e saj dhe të ushtrojnë paqësisht të drejtat e tyre demokratike.

Opozita vijon të kërkojë me ngulm largimin e qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama.