Ballina Aktualitet Tiranë, skandali ndërkombëtar i shërbimit sekret në Shqipëri

Tiranë, skandali ndërkombëtar i shërbimit sekret në Shqipëri

Duke hyrë në sistemin e Shqipërisë ata mund të hyjnë në sistemin e NATO-s. Shqipëria, anëtare e NATO-s, ka postuar informacion delikat në internet lidhur me agjentët e saj, identitetin e tyre dhe shumë detaje të tjera, qoftë dhe zakonet e përditshme.

“The Independent” shkruan se kjo duket të jetë një shkelje e madhe dhe potencialisht e rrezikshme që mund të ketë pasoja ndërkombëtare.

Në fletëbilancin e site-t të Ministrisë së Financave janë publikuar një “thesar” me detaje të SHISH (Shërbimit Informativ Shtetëror), ku përfshihen edhe tërheqja e parave e mjetet që përdorin, zyrat dhe gjithçka tjetër. Këto bilance zbulojnë emrat, pozicionet, pagat dhe shpenzimet e të paktën tetë operatorëve sekretë të rëndësishëm, ku disa punojnë nën petkun diplomatik në Belgjikë, Greqi, Kosovë, Itali, Maqedoni e Serbi.

”The Independent” nuk ka zbuluar emra ose detaje të tjera identifikuese për të parandaluar ndëshkimin kundër informatorëve të nivelit të ulët apo të të tjerëve që kanë lidhje me operativët e agjencisë.

“Parimi është se çdo gjë në lidhje me agjencinë tonë duhet të jetë e fshehur, por duhet të ndjekim të gjitha këto rregulla dhe rregullore”, tha një zyrtar i SHISH. “Rregullat dhe rregulloret nuk na lejojnë të shpenzojmë paratë pa e raportuar.”