Ballina Aktualitet Tiranë, shtëpitë vishen kuqezi

Tiranë, shtëpitë vishen kuqezi

Dekorin më të bukur të Tiranës në prag të festave të nëntorit e kanë bërë qytetarët pas apelit të kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Thuajse çdo pallat apo shtëpi private ka filluar që të vishet me ngjyrat kombëtare dhe është vendosur edhe simboli ynë kombëtar, flamuri kuqezi

Festa e madhe e Pavarësisë pritet që ta kthejë përsëri sheshin “Skënderbej” në një pikë takimi për të gjithë ata që ndihen patriotë, atdhedashës dhe që e duan dhe e nderojnë tokën tonë. Sikurse është bërë tashmë traditë, me rastin e festës kombëtare, Tirana mbledh qytetarë nga të gjitha qytetet e vendit, si edhe nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi.

Festimet do të kulmojnë me Natën e Bardhë, e cila rezervon një larmishmëri aktivitetesh në Tiranë. Ekspozita, opera, filma deri në orët e para të mëngjesit, si edhe një superkoncert me të ftuar specialë.