Ballina Aktualitet Tiranë, shpërthim me eksploziv. Lënda plasëse, te dera e jashtme e një...

Tiranë, shpërthim me eksploziv. Lënda plasëse, te dera e jashtme e një apartamenti

Një shpërthim ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës “Vasil Shanto”, në katin e dytë të një pallati.
Lënda plasëse ishte vendosur te dera e jashtme e një apartamenti. Fatmirësisht, ka pasur vetëm dëme materiale.

“Rreth orës 21:10, në rrugën “Mihal Popi”, në katin e dytë të një pallati, ka shpërthyer dyshohet nga lëndë e dyshuar plasëse, dera e jashtme e banesës së një shtetasi. Janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve,” – njofton policia.