Ballina Uncategorized Tiranë, shpërndanin lëndë narkotike, në pranga dy persona

Tiranë, shpërndanin lëndë narkotike, në pranga dy persona

Policia e Tiranës ka vënë në pranga shtatasit, A.D., 30 vjeç dhe K.Ç., 31 vjeç, për shpërndarje të lëndëve narkotike. Mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, të ndaluarit e zhvillonin aktivitetin e tyre kriminal respektivisht përreth zonës së “Komunës së Parisit” dhe në rrugën “Lord Bajron”.

Arrestimi i këtyrë dy shtetasve u krye në flagrancë, pasi si rezultat i kontrollit fizik dhe të banesës së A.D.-së, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 18.2 gr lëndë narkotike e dyshuar të jetë e llojit “heroinë”, 1 peshore elektronike dhe 1 aparat celular. Ndërsa, shtetasit K.Ç., gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e një lokali, efektivët e policisë i gjetën 5 doza të vogla të lëndës narkotike “cannabis-sativa”.

Blutë e kryeqytetit vijojnë me hetimet për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të përfshirë në rrjetin e shpërndarjes së lëndëve narkotike. Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë në Tiranë, për ndjekjen e veprimeve të mëtejshme.