Ballina Aktualitet Tiranë, shpallen “non grata” dy diplomatë iranianë

Tiranë, shpallen “non grata” dy diplomatë iranianë

Shqipëria ka vendosur të shpallë si persona të pa dëshiruar ose siç njihen ndryshe me termin” non grata”, dy diplomatë të Ambasadës së Iranit në Tiranë.

Sipas Ministrisë së Jashtme, ata dyshohet se janë  përfshirë në aktivitete që cenojnë sigurinë në vend.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Jashtme:

Shqipëria ka marrë vendim për shpalljen si persona të padëshiruar të dy diplomatëve të Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit, të cilët dyshohen të jenë përfshirë në aktivitete që cenojnë sigurinë në vend.  Vendimi për shpalljen e diplomatëve iranian si të padëshiruar është marrë në konsultim me vendet aleatë, për shkak të aktivitetit të tyre në Shqipëri në kundërshtim me statusin e tyre diplomatik.