Ballina Aktualitet Tiranë, shkëputet ashensori i pallatit në zonën e “Don Boskos”, një e...

Tiranë, shkëputet ashensori i pallatit në zonën e “Don Boskos”, një e plagosur

Pasditen e sotme një ashensor në një prej pallateve në zonën e “Don Boskos” në kryeqytet është shkëputur me njerëz brenda duke shkaktuar panik dhe plagosjen e një personi.

Ashensori ka rënë nga kati i katërt, në të parin dhe brenda tij ka qenë një vajzë e cila ka mbetur e plagosur. Vajza është transportuar menjëherë në spital.

Ndërkaq policia ka nisur hetimet për ngjarjen, si dhe një grup hetimor po verifikon kushtet teknike, mirëmbajtjen e ashensorit, dhe kompaninë që e ka instaluar e mirëmbajtur. Sipas dëshmive rënia e ashensorit ka shkaktuar shumë zhurmë, duke sjellë panik tek banorët që kanë njoftuar zjarrfikësen dhe policinë.