Ballina Aktualitet Tiranë, shkarkohet nga detyra drejtori i përgjithshëm i burgjeve

Tiranë, shkarkohet nga detyra drejtori i përgjithshëm i burgjeve

Shkarkohet drejtori i Burgjeve Stefan Çipa, i cili e mbajti këtë detyrë për vetëm 5 muaj.
Bëhet me dije se Çipa është njohur me vendimin e Ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj ditën e djeshme(5 shkurt 2019), por ende nuk bëhen të ditura motivet.

Në orët në vijim pritet të mësohen arsyet e këtij shkarkimi, ndërsa nuk dihet ende se kush do të jetë pasuesi i tij. Stefan Çipa u emërua drejtor i Burgjeve me 3 shtator 2018, pas shkarkimit të Arben Çukos.

Burimet bënë me dije se shkarkimi i Stefan Çipës mund të ketë lidhje me vendimin për ti dhënë leje prej 6 orësh të arrestuarit Safet Bajri, i cili mori pjesë në ceremoninë mortore të të atit.

Ai u arrestua më 21 shtator 2018 në zonë “Xhamllikut” në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal “Bajri”.

Safet Bajri është dënuar me 22 vjet heqje lirie në Belgjikë për tri akuza, përfshirë edhe atë të përleshjeve fizike me grupet rivale në kontrollin e zonave të shfrytëzimit të prostitucionit në Bruksel.