Ballina Aktualitet Tiranë, shkarkohet nënkryetarja e Bashkisë

Tiranë, shkarkohet nënkryetarja e Bashkisë

Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Kozeta Mesiti, e propozuar nga PDIU, është shkarkuar nga detyra ditën e sotme për shkak të pjesëmarrjes së saj në protestën e dhunshme të organizuar nga opozita të shtunën.

Bëhet me dije se përveç Mesitit u shkarkua edhe drejtori i tregjeve, Sokol Hysa, po ashtu i propozuar nga radhët e PDIU.

Mesiti dhe Hysa ishin ende në Bashki pas koalicionit në zgjedhjet e 2015. Shkarkimi i tyre ka ardhur që në orët e para të mëngjesit, firmosur nga kryebashkiaku Veliaj.