Ballina Aktualitet Tiranë, shkarkohen 15 zyrtarë për korrupsion në Inspektoratin Shtetëror të Mjedisit

Tiranë, shkarkohen 15 zyrtarë për korrupsion në Inspektoratin Shtetëror të Mjedisit

Taks Forca Antikorrupsion ka rekomanduar shkarkimin nga detyra të 15 zyrtarëve të Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve, Ujrave dhe Turizmit në Tiranë. Në mesin e të shkarkuarve nga puna janë edhe kryeinspektori i Inspektoriatit të Mjedisit në Tiranë, tetë inspektorë pyjorë dhe gjashtë inspektorë mjedisorë, të akuzuar për akte korruptive dhe abuzime në detyrë.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj, e cila kryen edhe detyrën e koordinatores kombëtare të antikorrupsionit. Gjithashtu, ministrja Gjonaj ka shtuar se janë rekomanduar edhe 13 masa të tjera disiplinore.