Ballina Aktualitet Tiranë, seanca plenare dhe ‘frika nga protesta’, policia blindon Kuvendin

Tiranë, seanca plenare dhe ‘frika nga protesta’, policia blindon Kuvendin

Kuvendi do të mblidhet sot në orën 10:00 për të diskutuar mbi rendin e ditës, ndërsa opozita e bashkuar vijon “betejën” duke kërkuar krijimin e një qeverie tranzitore.

Edhe pse nuk ka një njoftim për organizim proteste nga opozita, Policia e Shtetit ka zbritur në terren duke vendosur një kordon sigurie para godinës së Parlamentit.

Në seancën e sotme priten të betohen edhe deputetët e rinj të opozitës.