Ballina Aktualitet Tiranë, Samiti II i Diasporës Shqiptare, kryeministri Rama pret presidentin Thaçi

Tiranë, Samiti II i Diasporës Shqiptare, kryeministri Rama pret presidentin Thaçi

Në Tiranë është duke u zhvilluar Samiti II i Diasporës Shqiptare, ku marrin pjesë personalitete shqiptare të spikatura të biznesit, shkencës, artit dhe kulturës që jetojnë jashtë vendit. Njëkohësisht, në samit marrin pjesë edhe politikanët shqiptarë, ndërsa mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama ka pritur presidentin kosovar Hashim Thaçi, i cili gjithashtu është pjesëmarrës në samit.

Gjatë ditës së djeshme, ministri për diasporën Pandeli Majko u shpreh se “këtu sot kemi nga të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarët.” “Sot kemi nevojë të veçantë që nesër të diskutojmë jo si qeveritarë, por si njerëz se ku jemi dhe ku duhet të shkojmë,” – ka shtuar më tej ministri Majko.

Në axhendë ishte parashikuar të merrte pjesë dhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, por ky i fundit e ka refuzuar pjesëmarrje.