Tiranë, samiti i Ballkanit Perëndimor, protesta kundër “minishengenit ballkanik”

18

Aktivistët e nismës “Për shqiptarët dielli lind në Perëndim” kanë organizuar një protestë përpara hotelit ku do të mbahet sesioni plenar i takimit të liderëve të Ballkanit Perëndimor.

Në samit marrin pjesë kryeministri Edi Rama, presidenti serb Aleksandar Vucic, presidenti malazez Milo Gjukanoviç dhe kryeministri maqedonasoverior Zoran Zaev.

Protestuesit kanë kundërshtuar zhvillimin e samitit dhe krijimin e të ashtuquajturit “minishengeni ballkanik”, nga i cili Kosova është përjashtuar.

“Ne kundërshtojmë minishengenin ballkanik që është projekti i një jugosllavie të re, – ka thënë për mediat Aulon Kalaja, iniciatori i protestës. – Kjo është axhenda personale e kryeministrit që po na çon turravrap drejt Rilindjes.”

Gjatë protestës u dëgjuan thirrjet “Kosova, zemra e Shqipërisë”, “Rama ik”, “Edvin tradhtar”, “Vuçiç kriminel”, etj.