Ballina Aktualitet Tiranë, Sali Berisha: Tarifat e provimeve, 5 herë më të larta se...

Tiranë, Sali Berisha: Tarifat e provimeve, 5 herë më të larta se në vendet e BE

Studentët e fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës kanë vijuar edhe sot protestën e tyre në shenjë kundërshtimi për tarifën e studimit.

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një status në “Facebook”, shprehet se studentët kërkojnë anulimin e këtij vendimi, i cili rëndon mbi xhepat e çdo familjeje.

Berisha i’u bën thirrje studentëve të bashkohen me protesten deri në përgjysmimin e tarifave dhe heqjen e çdo gjobe ndaj tyre.

Statusi i plotë:

“Studentët në protesta të fuqishme kundër tarifave 4-5 herë më të larta se në të gjitha vendeve të BE dhe gjobave të turpshme të narkoqeverisë bandite. Qindra studentë të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit & Arkitektures dhe Urbanistikes përsëri sot në protestë kundër rritjes së tarifave nga Edi Rama. Të gjithë studentët kërkojnë anullimin e këtij vendimi i cili rëndon mbi xhepat e çdo familje. Ju bëj thirrje studentëve të bashkohen me protesten deri në përgjysmimin e tarifave dhe heqjen e çdo gjobe ndaj tyre. Studentët do fitojnë! sb.”