Ballina Ekonomi / Biznes Tiranë, rritje e ndjeshme e tatimit mbi të ardhurat, buxheti qendron në...

Tiranë, rritje e ndjeshme e tatimit mbi të ardhurat, buxheti qendron në sufiçit

Rritje e ndjeshme e tatimit mbi të ardhurat, buxheti qendron në sufiçit. Shteti shqiptar ka paguar gati 800 mijë euro çdo ditë mesatarisht për interesat e borxhit publik.

Shteti shqiptar ka paguar gati 800 mijë euro çdo ditë mesatarisht për interesat e borxhit publik. Kjo është një shifër jashtëzakonisht e madhe, që po rëndon sa vjen e më shumë mbi supat e qytetarëve, si pasojë e detyrimeve të mëdha, të krijuara në vite nga të gjitha qeveritë. Sipas statistikave më të fundit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, gjatë 10 muajve të vitit 2019 janë paguar gjithsej 29.7 miliardë lekë, ose 240 milionë euro për të paguar vetëm interesat e borxheve.

Kjo shifër ishte 24.1 miliardë një vit më parë, pra është shënuar një rritje në masën 23.2 për qind në një vit. Ndërkohë, zërat e ndryshëm paraqesin kryesisht një situatë pozitive të realizimit të buxhetit të shtetit. Por, në raport me planifikimin, të ardhurat janë gjithsesi 8 miliardë lekë më të ulëta.