Ballina LAJME Tiranë, refuzohet kërkesa e Çukos dhe Ndokës për gjykim të ndarë

Tiranë, refuzohet kërkesa e Çukos dhe Ndokës për gjykim të ndarë

Gjatë vlerësimit të masës së sigurisë, ish-deputetët e arrestuar Arben Ndoka dhe Arben Çuko kanë kërkuar që të gjykohen veçmas, por një gjë e tillë është refuzuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda, në Tiranë.

Vlerësimi i masës së sigurisë për të arrestuarit e operacionit policor “Volvo”, të pak ditëve më parë, është kryer sot nën masa të rrepta segurie.

Sa i përket ish-deputetëve Ndoka dhe Çuko, trafikimi i drogës, korrupsioni dhe tjetërsimi i pronave do të gjykohen si një çështje e pandarë nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Avokati i Çukos i kërkoi trupit gjykues që çështja ndaj klientit të tij të gjykohet e veçuar, por kjo kërkesë e tij u hodh poshtë.

Po ashtu edhe Ndoka ka kërkuar të gjykohet i veçuar, por edhe kjo kërkesë është refuzuar, pasi ka dyshime se të afërm të ish-deputetit janë përgjuar teksa bisedojnë me anëtarë të grupit të dyshuar për trafik droge.

Gjatë seancës gjyqësore, i pandehuri Vlash Gazulli humbi ndjenjat dhe u dërgua për trajtim mjekësor.