Ballina Aktualitet Tiranë, reformë e re në testimin për leje drejtimi

Tiranë, reformë e re në testimin për leje drejtimi

Reformë e thellë është ndërmarrë edhe për testimin e lejes së drejtimit të automjeteve.
Drejtori i ri Blendi Gonxhe, ka ndërmarrë një sërë masash për reformimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor me qëllim shkurtimin e kohës dhe rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve. Krahas lehtësimeve e përmirësimit të shumë shërbimeve që lidhen me transportin rrugor për qytetarët, DPSHTRR bashkë me Task Forcën e re të Transportit Rrugor, po kontribon për respektimin e rregullave dhe të licencave të këtij sektori.

Gjithashtu, për të garantuar standardin dhe për të rritur nivelin e sigurisë, nga dje ka nisur në gjithë vendit edhe kontrolli fizik fleksibël për flotat, mjetet e rënda, autobusët, automjetet në parqe të shitësave të autorizuar e biznese. Reformë e thellë është ndërmarrë edhe për testimin e lejes së drejtimit të automjeteve. Për të shmangur korrupsionin, gjithçka është e filmuar dhe e kompjuterizuar.

Një nga nismat që pritet shumë shpejt të nisë nga zbatimi do të jetë dhe ajo e Targave të Provave që do të jenë me regjistër të veçantë dhe në sistem.