Ballina Aktualitet Tiranë, reagon Rudina Hajdari pas ngjarjeve të protestës

Tiranë, reagon Rudina Hajdari pas ngjarjeve të protestës

Pas protestës së ditës së djeshme para Kuvendit, ku mbetën të plagosur 13 efektivë policie dhe tre qytetarë të unazës së madhe të Tiranës, ka reaguar dhe deputetja demokrate Rudina Hajdari.

“Gjuha e ndjenjave nuk duhet të jetë para gjuhës së arsyes. Çdo akt dhune është akt kriminal dhe nuk duhet inkurajuar dhunë me epitetet e gjuhës së urrejtjes.
Distancohuni nga dhuna, mos prekni asnjë qytetar dhe asnjë police, sepse jemi të gjithë vëllezër e motra. Gjuha e arsyes duhet të prevalojë mbi gjuhën e ndjenjave dhe së bashku të shërojmë plagët e thella të dhunës,” – shprehet deputetja e Partisë Demokratike.