Ballina Aktualitet Tiranë, reagon kryebashkiaku Veliaj pas incidenteve të protestës së banorëve të Unazës...

Tiranë, reagon kryebashkiaku Veliaj pas incidenteve të protestës së banorëve të Unazës së Re

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar për protestën e zhvilluar sot para Kuvendit nga banorët e prekur nga zbatimi i projektit të unazës së re.

“E gjithë Tirana e ndershme dhe e drejtë, është në mbështetje të Policisë së Shtetit, e djemve dhe vajzave në uniformë! Shërim të shpejt komandant Dhimitraq Ziut dhe efektivëve të lënduar – keni gjithë solidaritetin e kryeqytetit! Ky vend nuk kthehet më pas nga salinjtë! #NoMoreSali,” – shkruan Veliaj në llogarinë e tij në Twitter.