Ballina Aktualitet Tiranë, reagon ish-ministri Bushati: Ndarja e Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria, gabim...

Tiranë, reagon ish-ministri Bushati: Ndarja e Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria, gabim strategjik i BE

Pas deklaratave të presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, i cili u shpreh se trajtimi i veçantë i Maqedonisë së Veriut nga ana e Bashkimit Evropian është i nevojshëm për shkak të probleme që është duke kaluar Shqipëria, ka reaguar ish-ministri i jashtëm Ditmir Bushati, që e ka quajtur gabim strategjik nëse një gjë e tillë ndodh.

Ish-ministri i jashtëm ka reaguar në Twitter, ku ka theksuar se “të dyja, si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, i kanë bërë detyrat e shtëpisë sipas KE.” “Në këto kushte, ndarja e tyre do të bënte një gabim strategjik për BE, – ka shkruar Bushati. – Nevoja për të lançuar hapjen e negociatave korrespondon me kërkesat e shoqërive të dy vendeve, të historisë dhe rajonit.”