Ballina LAJME Tiranë, reagon demokrati Paloka: Tahiri ka ndërrruar qime, por jo zakon

Tiranë, reagon demokrati Paloka: Tahiri ka ndërrruar qime, por jo zakon

Menjëherë pasi ish-ministri i brendshëm Saimir Tahiri publikoi para mediave vendimin final të drejtësisë italiane, e cila ka pushuar hetimet për mungesë provash, ka reaguar edhe Partia Demokratike. I pari ka qenë nënkryetari i demokratëve, Edi Paloka, me anë të një postimi në Facebook, e më pas postimi i tij është shpërndarë zyrtarisht për mediat nga vetë Partia Demokratike.

“Dikur, ruajta e virgjerise per femrat ka qene nje problem jo i vogel. Ka patur dhe zakone te tilla, qe pas nates se pare te marteses, carcafet e gjakosur duhej te vareshin ne vend te dukshem qe bota te kuptonte se nusja kishte dale e virgjer. Virgjeria vazhdoi te ishte problem dhe gjate komunizmit, po vajzat e shkathta e gjeten zgjidhjen. Femra qe ishin palluar sa e me ke kishin mundur, kur ju vinte koha per t’u martuar shkonin tek gjenekologu dhe “qepeshin”. Pas kesaj familja ju gjente ndonje burre nga provinca ku nuk e njihnin dhe gjithshka shkonte per bukuri, madje aty ku vazhdonte te ndiqej zakoni, vareshin dhe carcafet e pergjakur. Problemi ishte se pasi martoheshin, ato vazhdonin avazin e vjeter… Nje baxhelle te tille sa e pame ne konference duke tundur carcafet perpara gazetareve,” – ka shkruar në postimin e të tij deputeti demokrat Paloka.