Ballina Aktualitet Tiranë, reagon ambasadori i BE për çështjen “Dajti”: Duhet vlerësim urgjent

Tiranë, reagon ambasadori i BE për çështjen “Dajti”: Duhet vlerësim urgjent

Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, ka reaguar për vendimin e Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda lidhur me çështjen “Dajti”. Përmes një postimi në Twitter, ambasadori Soreca shkruan se ky vendim duhet vlerësuar nga Këshilli i Lartë i Gjyqësorit dhe nga Prokurori i Përgjithshëm.

“Vendimi i Gjykatës së Apelit për zvogëlimin e dënimit të të pandehurit të dënuar për vrasjen e 4 policëve bën thirrje për vlerësim urgjent nga KLGJ dhe Prokurori i Përgjithshëm. #Justicereform [reforma në drejtësi] është e pakthyeshme dhe do të prekë të gjitha nivelet e juridiksionit,” – shkruan ambasadori Soreca.