Ballina Aktualitet Tiranë, Rama: Vija e kuqe, prerja e gishtave të polices 24 vejçe

Tiranë, Rama: Vija e kuqe, prerja e gishtave të polices 24 vejçe

Pasi vizitoi të plagosurit në spital kryeministri Rama iu përgjigj interesit të medias, ndërsa e konsideroi anormale gjithë sa ndodhi paraditen e sotme.

“Përfytyroni, çdo prind, çdo vëlla, çdo motër, çdo të thtotë të vijë vajza nga puna, vetë 24 vjeçe me gishta të këputur, pasi ka dalë të kryejë detyrën. Është një situatë që nuk ka ndodhur që nga prishjet e parkut Rinia,” u shpreh Rama.

“Një parti që merr persipër të mbrojë zaptues pronash, kundër interesit publik për të frenuar zhvillimin e një vepre që nuk kanë për ta frenuar dot. Prerja e gishtave është një vije e kuqe për ata që sot kanë marrë përsipër t’i kundërvihen ligjit. Nuk ka shans që ligji të mos zbatohet njësoj për të gjithë dhe policia e shtetit të kthehet në target për kapsolla, gurë.” -Vijoi kreu i qeverisë ndërsa përsëriti edhe një herë prerë se për banorët te unaza e re që kanë dokumenta do të zbatohet ligji, kush është me një strehë do marr bonus qeraje, ndërsa të tjerët tha Rama të largohen sa më parë se nuk do marrin asgjë.