Ballina Aktualitet Tiranë, Qeveria shpërblime për PAK dhe familjet në nevojë

Tiranë, Qeveria shpërblime për PAK dhe familjet në nevojë

Qeveria vendosi sot të akordojë paketën e solidaritetit për familjet në nevojë dhe personat me aftësi të kufizuar.

“Çdo familje përfituese e ndihmës ekonomike dhe personat me aftësi të kufizuar do të përfitojnë 3 mijë lekë shpërblim, me rastin e festave te fundvitit. Kjo paketë solidariteti konfirmon edhe njëherë vëmëndjen dhe përkujdesin e qeverisë per ata që kanë nevojë për përkujdes dhe mbështetje në këtë prag festash,” – tha ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, duke prezantuar paketën e fundvitit.

Qeveria ka përcaktuar një buxhet prej 396 147 000 lekë në funksion të paketës së solidaritetit të fundvitit.

Nga paketa e solidaritetit e fundvitit të miratuar nga qeveria do të përfitojnë 62,640 familje që trajtohen me ndihmë ekonomike dhe 69 000 persona me aftësi të kufizuara.