Ballina Ekonomi / Biznes Tiranë, qeveria dhe bashkitë 14.4 milion lekë borxhë ndaj biznesit

Tiranë, qeveria dhe bashkitë 14.4 milion lekë borxhë ndaj biznesit

Gjatë vitit 2018 detyrimet e prapambetura të qeverisë dhe institucioneve të pushtetit vendor ndaj biznesit llogariten në 14.4 miliard lekë.

Gjatë mbledhjes së zhvilluar ditën e sotme në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave Ministri Ahmetaj ngriti si shqetësim faktin se vendorët kanë pjesën më të madhe të borxhit.

Ahmetaj u shpreh se “Pushteti vendor ka akumuluar rreth 2 miliardë lekë që janë në reduktim e sipër. Kemi një skedulë shumë taksative me pushtetin vendor në shlyerjen e detyrimeve.”

Pavarsisht devijimt të planit për uljen e borxhit gjatë vitit të kaluar, kreu i Financave premtoi ulje të tij në vitin e ardhshëm.”Borxhi këtë vit do të jetë 66.9% neto dhe vitin tjetër do të jetë 64.9%. Praktikisht nuk kemi devijuar nga strategjia, praktikisht kemi axhistuar strategjinë,” – u shpreh ai.